Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook se “ Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian (BE)” pas takimit me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Tutje, ajo ka thënë se janë duke pritur përkrahje nga vendet anëtare të BE-së, pasi Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosmërinë e qartë dhe duan që të kenë perspektivë evropiane.

“Raportet tona të shkëlqyera ndërshtetërore janë inkurajuese në një kohë përcaktuese për kontinentin tonë. Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian, prandaj presim që vendet anëtare të BE-së ta përkrahin perspektivën dhe vendosmërinë tonë të qartë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani në Forumin e Prespës për Dialog.
Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut