Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të përkushtuara drejt integrimit evropian

Në margjina të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Liza Gashi, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj maqedonas, Zoran Dimitrovski.

njoftimin e lëshuar për media thuhet se Gashi e falënderoi Dimitrovski për pjesëmarrjen në forum dhe për angazhimin e tij të shtuar në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Ajo theksoi rëndësinë e përbashkët të ndërtimit të platformave dhe projekteve konkrete që promovojnë integrimin e diasporës shqiptare dhe asaj maqedonase në zhvillimin e të të dyja vendeve. Të dy zëvendësministrat i vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë forcuar më tej përmes nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin e konsultimeve politike ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, të planifikuara për vitin e ardhshëm, si një hap tjetër drejt thellimit të bashkëpunimit strategjik”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika