Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin

Në takimin mes ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott është nënshkruar plotësim-ndryshimi i Marrëveshjes Për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Pamje nga takimi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur këtë të martë në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë takim u nënshkrua plotësim-ndryshimi i Marrëveshjes Për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të bëjë me prokurimin publik të shërbimeve klinike shëndetësore, të financuara me mjete publike.

“Takimi u zhvillua si çdoherë në frymë shumë pozitive, me qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, përmes projekteve të reja dhe synimeve të përbashkëta që do të rrisin prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të ngjarjeve ekonomike në mes të dy vendeve, si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në vazhdimësi për procese të ndryshme në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika