Kosova dhe ShBA me marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Gjatë ditës së nesërme, Kosova dhe ShBA-të do të nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Fotografi ilustruese e flamujve të ShBA-ve dhe Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres nesër në takim nënsekretarën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Osmani dhe Allen do të nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.

Allen ka arritur sot për vizitë në Kosovë, ku ka vizituar lokacionin arkeologjik të Dresnikut.

Zyrtarja e lartë e DASH-it, gjithashtu nesër do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika