Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për pikën kufitare Morinë-Kukës

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tani e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit", shtoi tutje Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla kanë nënshkruar marrëveshjen e cila mundëson lëvizjën me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës në pikën e kalimit të kufitar në Morinë.

“Gjithmonë kënaqësi për mua kur takohem me homologun dhe mikun tim Taulant Balla dhe thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Dje nënshkruam lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në pikën kufitare Morinë-Kukës. Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tani e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit”, shtoi tutje Sveçla.

Sipas Sveçles do të vazhdojë përkushtimi, për zgjerim të bashkëpunimit në fushat e dy ministrive, me qëllim që qytetarët të lëvizin, të punojnë dhe ndërveprojnë lirshëm.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika