Kosova dhe Shqipëria premtojnë finalizimin e marrëveshjes për shërbimin sprovues

Ministrat e Drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri njoftuan se brenda vitit do të finalizohet marrëveshja për shërbimet sprovuese për dënimet alternative

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, me Ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja





Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, të hënën e ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Ulsi Manja, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy ministrive.

Të dy ministrat njoftuan se brenda këtij viti do të finalizohet marrëveshja për shërbimet sprovuese për dënimet alternative.

Në konferencën e përbashkët për media, ata thanë se personat e dënuar nuk do të kenë nevojë të paraqiten në shtetet ku e kanë marrë dënimin.

Qytetarët e Kosovës të cilët janë dënuar në Shqipëri nuk do të kenë nevojë të paraqiten në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Do të kemi një marrëveshje për dënimet alternative për qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri, pas kësaj marrëveshjeje do të jetë në Kosovë instituti që do t’i mbikëqyrë këta të dënuar”, tha ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.

Ndërkaq, edhe ministrja Haxhiu bëri të ditur se kanë diskutuar për negocimin e marrëveshjes për dënimet alternative për të burgosurit nga Kosova.

“Diskutuam për negocimin e marrëveshjes për njohjen e zbatimeve për dënimet alternative, e cila do të mundësojë që të burgosurit kosovarë, të liruar me kusht nga organet e Shqipërisë të mbikëqyren nga shërbimi sprovues i Kosovës dhe anasjelltas”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se janë duke punuar me homologun e saj, për lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit si dhe për njohjen e ndërsjellë të provimit të jurisprudencës nga të dyja shtetet.

“Jetësimin e tri nismave, ku garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në shtetet përkatëse, si dhe njohja e ndërsjellë e provimit të jurisprudencës”, ka thënë Haxhiu.

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë foli edhe për raportin dhe rezolutën e Dick Marty-t, për të cilin tha se është në një vijë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke mos pranuar të komentojë më tej.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika