Kosova dhe Turqia me marrëveshje për furnizim me pajisje ushtarake 

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë vizitës se tij në Turqi, ka arritur marrëveshje për furnizimin me artikuj ushtarak për Ushtrinë e Kosovës (FSK), për qëllime të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se, ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku ishte pritur në takim nga Ismail Demir.

Mehaj dhe Demir kanë nënshkruar një marrëveshje të llojit Shtet me Shtet “Goverment to Goverment” për furnizimin e Republikës së Kosovës (RKS), me artikuj dhe produkte ushtarake të cila janë të lloji që përdoren për mbrojtje, ndërsa këto furnizime do bëhen nga Republika e Turqisë.

Nënshkrimi i marrëveshjës mes dy vende ishte publikuar në rrjetin social Facebook, nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Ndërsa ai kishte njoftuar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes për synimet e Kosovës në rrugën e integrimit Euro-Atlantik dhe anëtarësimit në NATO.

Por, Mehaj kishte kërkuar rolin e Turqisë në këtë proces, duk thënë, “mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme”.

Nga ana tjetër Demiri ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet thotë i pari i mbrojtjes së Kosovës.

Kjo nuk është marrëveshja e  parë ushtarake në mes Kosovës dhe Turqisë. Në të kaluarën ka pasur edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Automjetet ushtarake të tipit, Vuran

Më 9 korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte arritur marrëveshje për furnizim me automjete të blinduara të llojit “Vuran”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika