Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë, “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”, ka përfunduar me deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Unionit Arab, përfshirë rekomandimet, si dhe iniciativën për “Ambasadorë të Natyrës”.
Konferenca dy ditore ishte organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis me seli në Kajro të Egjiptit.
Gjithashtu, ajo ka lexuar deklaratën e Kosovës dhe Unionit Arab për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis, për iniciativën “Ambasadorë të Natyrës”.
“Vizioni i kësaj iniciative është forcimi i ndërtimit të një partneriteti efektiv strategjik ndërmjet qeverive dhe OJQ-ve që merren me mjedisin duke ofruar mbështetje teknike dhe njohuri, përmes një procesi i cili mbështetët një rrjetëzim në shkëmbim të përvojave”, ka thënë ajo, duke shtuar se “përmes kësaj iniciative do të përcillen mesazhe si ndërgjegjësimi i shoqërisë, përkrahja e kulturës, dashurisë dhe interesimit për natyrën, mbështetja e përpjekjeve në punë të qëndrueshme mjedisore, forcimi i përpjekjes për ruajtjen e mjedisit dhe puna për të reduktuar degradimin e habidateve natyrore, dhe për të ndaluar humbjen e biodiversitetit, si dhe marrja e rolit për të reduktuar pozitiv”.
Drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka folur për ecurinë e konferencës, ku ka thënë se palët janë zotuar që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mes tyre.
“Në këtë takim palët u dakorduan për ndërmarrjen e disa iniciativave, si iniciativa për transformimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në energji pa lëndë djegëse, si iniciativë e në fushën e shëndetësisë, një iniciativë në fushën e arsimit, një iniciativë për përdorimin optimal të burimeve natyrore dhe iniciativën ambasadorët e natyrës. U ra dakord që ambasadori Beqir Ismaili të jetë kondensator i këtyre iniciativave”, ka thënë ai.
Sekretari gjeneral i Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedisit në Egjipt, Ashraf Abdel Aziz, ka lexuar rekomandimet nga konferenca ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë.
Aziz ka thënë se kanë diskutuar për problemet mjedisore dhe bujqësore që rezultojnë nga ndryshimet klimatike, e që duhet të krijohet një kanal i komunikimit shkencore ndërmjet Unionit Arab dhe ekspertëve kosovarë.
Krahas pjesëmarrjes në konferencë, Unioni Arab ka pasur takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.