Kosova do të blejë objekte për ambasadë në Kroaci dhe Senegal

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për nisjen e procedurës për blerjen e objekteve për ambasadë në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit për nevoja të shërbimit të jashtëm të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar edhe arsyet pse janë zgjedhur këto vende, ndërkaq kryeministri Kurti ka thënë se ky hap do ta fuqizojë diplomacinë e Kosovës.

“Një arsyetim i vogël pse kemi zgjedhur Senegalin, lidhet me disa aspekte teknike. Ne mund të kishim bërë kërkesë edhe për ambasada tjera, mirëpo sipas fjalës popullore, ‘shtrij këmbët sa e ke jorganin’. Buxheti i këtij viti, këtë shumë na e lejonte, prandaj jemi përcaktuar për Kroacinë dhe Senegalin dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me blerjen e objekteve të ndryshme”, ka deklaruar Gërvalla.

Pas fjalës së Gërvallës, kryeministri Albin Kurti e ka hedhur në votim këtë propozim, i cili është miratuar pa asnjë votë kundër apo abstenim.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika