“Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët”, Hoti kërkon sqarim nga Osmani e Kurti për një deklaratë të Von der Leyen për Asociacion

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani pas deklaratës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen kishte thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën si një vend të pavarur, ndërsa Kosova duhet të lejojë autonomi për komunat me shumicë serbe në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

”Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje”.

Kjo deklaratë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për Asociacionin duhet të sqarohet nga kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, ka kërkuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se nëse nuk është e vërtetë, Kurti e Osmani, duhet ta demantojnë menjëherë këtë deklaratë të presidentes së KE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti. Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë. Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët”, ka shkruar Hoti, duke postuar edhe një artikull të “Fox News“, për këtë këtë deklaratë të Ursula von der Leyen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika