Në Kosovë nuk kanë të ndalur aksidentet rrugore. Pavarësisht shumë hulumtimeve dhe investimeve në infrastrukturën rrugore, situata vazhdon të jetë e njëjtë.
Të dielën, rreth orës 19:00, në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete, ndërkaq, kanë mbetur të lënduar 16 persona.

Numri i aksidentet rrugore edhe 22 vjet pas luftës nuk ka ndryshuar, këtë e konfirmon dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në hulumtimin e publikuar në webfaqen zyrtare.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, si pasojë e aksidenteve në trafik, kanë gjetur vdekjen qindra persona, të cilët, kryesisht, janë këmbësorë.
Pavarësisht shumë thirrjeve për kujdes të shtuar në komunikacion, aksidentet nuk kanë pësuar rënie.