Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mësuar sot (e premte) kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 Nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kosova do të jetë në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Ndërsa Shqipëria në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Shorti është tërhequr të premten në Zurich të Zvicrës.
Të dyja grupet vlerësohen si shumë të vështira.
Grupi A
Fituesi Gjermani/Itali
Sllovakia
Irlanda e Veriut
Luksemburgu
Grupi B
Zvicra
Suedia
Sllovenia
Kosova
Grupi C
Humbësi Portugali/Danimarkë
Greqia
Skocia
Bjellorusia
Grupi D
Fituesi Francë/Kroaci
Ukraina
Islanda
Azerbajxhani
Grupi E
Fituesi Spanjë/Holandë
Turqia
Gjeorgjia
Bullgaria
Grupi F
Fituesi Portugali/Danimarkë
Hungaria
Republika e Irlandës
Armenia
Grupi G
Humbësi Spanjë/Holandë
Polonia
Finlanda
Lituania
Malta
Grupi H
Austria
Rumania
Bosnjë-Hercegovina
Qipro
San Marino
Grupi I
Humbësi Gjermani/Itali
Norvegjia
Izraeli
Estonia
Moldavia
Grupi J
Belgjika
Uellsi
Maqedonia e Veriut
Kazakistani
Lihtenshtajn
Grupi K
Anglia
Serbia
Shqipëria
Letonia
Andorra
Grupi L
Humbësi Francë /Kroaci
Mali i Zi
Çekia
Ishujt Faroe
Gjibraltari
Kur janë ndeshjet?
Ndeshjet do të zhvillohen në 10 ditë ndeshjesh gjatë pesë pushimeve ndërkombëtare.
Këto pushime ndërkombëtare janë 21-25 mars, 6-10 qershor, 4-9 shtator, 9-14 tetor dhe 13-18 nëntor.
Sidoqoftë, asnjë ekip nuk do të luajë kualifikueset e Kupës së Botës në të gjitha ato data, sepse ka maksimumi tetë ndeshje.
Disa skuadra do të fillojnë në mars, të tjerat do të fillojnë në qershor dhe grupet me katër skuadra nuk do të fillojnë deri në shtator. Këtu fillon edhe Kosova kualifikueset.
Ndeshjet ‘play-off’ do të zhvillohen në datat 26-31 mars 2026.
Kur është Kupa e Botës?
Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City dhe do të përfundojë më 19 korrik në Neë Jersey.