Kosova e “vetme” pas aksionit në veri, pas ShBA-së kritikohet edhe nga BE-ja për moskoordinim

SHBA-BE

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian e ka kritikuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri, respektivisht në mbylljen e njësive të Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të vendit.

Në reagim thuhet se ky veprim sjell tensione dhe e cenon normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa njoftim apo koordinim paraprak dhe vetëm pak ditë pas takimit të fundit të Dialogut,e cila mbuloi edhe çështjen e objektit të Bankës së Kursimeve Postare, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe dëmton mirëbesimin e Kosovës në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”, thuhet në njoftim.

“Përsëri, veprimet e pakoordinuara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Operacioni i Policisë së Kosovës po ashtu rrezikon negociatat e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme”, vijon reagimi.

Aksioni i Policisë, sipas BE-së, do të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës dhe komuniteteve tjera që varen financiarisht nga Serbia.

“Në mungesë të vazhdueshme të alternativave të qëndrueshme, kjo do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera të kualifikuara për transfere financiare nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Në reagim thuhet se “Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj”.

Sipas BE-së, statusi i strukturave dhe shërbimeve nga Serbia zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit.

“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, thuhet në reagim.

BE-ja i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë “të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga Lehtësuesi i BE-së që u lejon përfituesve të kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia”.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) shprehu zhgënjimin për mbylljen nga Policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë një sasi e konsiderueshme e parave në valuta të ndryshme.

“Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, Rrreth 40 dollarë australiane. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se në filialet e kësaj banke janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre.

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika