Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se para kthimit në Kosovë mbrëmjen e së dielës ka vizituar garuesit e vendit në Olimpiadën e Parisit.
Osmani u ka uruar ekipit të sportistëve dhe trajnerëve tanë atyre suksese të mëtejshme.
Po ashtu, presidentja Osmani ka thënë se medalja olimpike e Distria Krasniqit është një shenjë e mirëseardhjes për garuesit tanë të tjerë dhe një ogur i mirë për garat e ardhshme.
“Para kthimit në Kosovë, vizitova mbrëmë garuesit tanë në fshatin olimpik për t’i uruar suksese të mëtejme ekipit të jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve tanë. Medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim. Kosova është krenare”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Pas suksesit të Distria Krasniqit, e cila të dielën ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, këtë të hënë dita është mjaft e ngarkuar me aktivitete tjera nga Olimpiada.
Sërish fokusi i këtyre transmetimeve do të jetë te sportistë tanë, përkatësisht në xhudo, ku garojnë Akil dhe Nora Gjakova, si dhe në boks, ku garon Donjeta Sadiku.
Sot është dita e Donjetës, Akilit dhe Norës në Olimpiadën e Parisit