Kosova fiton kundër Lituanisë

Kosova ka fituar me rezultat minimal ndaj ndeshjes me Lituanin.Goli i vetëm i shënuar gjatë ndeshjes, u realizua nga Muharrem Jashari, në minutën e pestë.

Golashënuesi u ndëshkua me karton të kuq shumë pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në këtë përballje e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mungoi kapiteni Amir Rrahmani, dhe qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova, pasi janë suspenduar nga trajneri Franco Foda.

Me fitoren e sotme, Kosova tashmë arriti të grumbullojë gjithsej 12 pikë, ndërsa Lituania ka zero sosh.

Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë që provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.

Në minutën e pestë, një presion i sulmit të Kosovës solli sukses. Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pason te Vedat Muriqi, i cili me të parën gjen Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.

Pas golit për disa minuta ndeshja nuk prodhoi shumë gjëra, me lituanët që kërkonin golin nga kundërsulmet.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi, provoi një herë me kokë dhe rrezikoi, por paraprakisht kishte shkaktuar faull.

Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Muharrem Jashari, nga VAR u konsiderua si e rrezikshme, duke e përjashtuar nga loja mesfushorin. Pjesa e dytë iu takoi mysafirëve, pasi Dardanët hasën në vështirësi shkaku i një lojtari më pak në fushë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika