Kosova fiton ndaj Qipros me rezultat 4:0

Kosova  e ka mposhtur Qipron me rezultat 4:0. Dy gola i ka shënuar Vedat Muriqi, një Albion Rrahmani, kurse një tjetër Lumbardh Dellova. Kjo është fitorja e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.