Kosova fiton ndaj Qipros, siguron vendin në Ligën C

Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 5 me 1, kështu siguroi vendin e dytë në Grupin C të Ligës C

Ilustrim

Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 5 me 1 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Golat për Kosovën i kanë shënuar Florent Muslija në minutën e 22-të, pastaj goli i dytë erdhi nga Donat Rrudhani në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ndërsa, në minuat e parë të pjesës së dytë golin për te thelluar epërsinë në 3 me 0 e shënoi Elbasan Rashani nga një asistim i Vedat Muriqit.

Golin e katërt e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 52-të, pas dy asistimeve që bëri për Donat Rrudhanin dhe Elbasan Rashanin, dhe golin e fundit për Kosovën e shënoi Vedat Muriqi.

Ndërsa golin e vetëm për kundërshtarët e ka shënuar V. Roberge.

Me këtë fitore Kosova e mbylli këtë kampanjë në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika