Kosova formalizon kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare, Krasniqi: Arritje jashtëzakonisht e rëndësishme

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka formalizuar kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka formalizuar kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP.

Ministri Krasniqi thotë se sapo ka nënshkruar Letrën e Interesit, shkresë e cila formalizon kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Open Government Partnership – OGP.

“Ne si qeveri kemi synuar qeverisjen e hapur dhe transparente andaj ky është një hap ku Republika e Kosovës i bashkangjitet vendeve më demokratike në botë sa i përket angazhimit të saj konsistent për qeverisje të hapur, llogaridhënëse, me integritet, inovacion, që rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe parandalon dhe lufton korrupsionin”, shkruan ministri Krasniqi.

Sipas tij, anëtarësimi në Open Government Partnership – OGP është një “arritje jashtëzakonisht e rëndësishme sepse po bëhet vetëm pas 10 vitesh pas përpjekjes së parë për anëtarësim në këtë organizatë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika