Marrëveshja që Albin Kurti edhe Ragmi Mustafi po nënshkruajnë të buzëqeshur peshon 2 milionë euro.
Ndarja e kësaj shume parashihet me memorandumin e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Shumën mjeteve që do të ndahet e ka konfirmuar Mustafi për RTV Dukagjinin, i cili ka treguar edhe si do të shpenzohen ato.
Ragmi Mustafi, kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar ka thënë se “Qellimi i këtij memorandumi është ruajtja e mbrojta e identitetit kombëtar shqiptar, mbrotja e trashigimisë kulturore është i përcaktuar për të gjitha fushat ku ka interes kombëtar”.

Mustafi tregon që të njëjtën ndihmë janë duke e pritur edhe nga Shqipëria.
Gjithashtu, Mustafi ka thënë se “Jemi edhe në bisedime me Qeverinë e Shqipërisë që ky fond të rritet dhe është hera e parë që në këtë formë në mënyrë të drejtpërdrejtë bëhet përkujdesja institucionale të Republikës së Kosovës për shqipëtarët e Luginës së Preshevës”.
Ndërsa, Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë po thotë se ky bashkëpunim është pozitiv ndonëse jo i mjaftueshëm.
Belgzim Kamberi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Prishtinë ka thënë se “Kjo ndihmë mbetët ndihmë improvizuese në kuptimin e një ndihme materiale por që nuk shoqërohet me një plan dhe program i cili do t’i përkufizonte dhe përcaktonte prioritetet”.

Më 12 tetor, Qeveria e Kosovës ndau 35 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mjete të cilat janë përdorur për aktivitete lobuese jashtë Serbisë.
