Kosova i jep vizën e parë një shtetaseje nga Bangladeshi

Meliha Iqbal është shtetasja e parë nga Bangladeshi, që i është dhënë viza e Republikës së Kosovës, e lëshuar nga Ambasada e Kosovës në Dhaka

Zëvendësministri i MPJD-së Kreshnik Ahmeti, dhe vajza që mori vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, Meliha Iqbal





Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit, këtë të mërkurë u bë përurimi i shërbimit konsullor.

Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i ka dhënë vizën e parë të lëshuar nga kjo ambasadë një shtetaseje nga Bangladeshi.

“Pas fjalës përshëndetëse nga ambasadori Güner Ureya dhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shabbir Ahmad Chowdhury, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, Meliha Iqbal”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

Foto nga ngjarja e përurimit të shërbimit konsullor, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit

Ndërsa, vajza e cila mori vizën e Kosovës, Meliha Iqbal, do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në këtë muaj në Prishtinë.

Po ashtu, të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Bangladesh.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika