Kosova inauguron Konsullatën e Përgjithshme në Poloni

Me një ceremoni zyrtare është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Varshavë të Polonisë. Këtë, ministrja Gërvalla e ka cilësuar si dëshmi të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me Poloninë

Është hapur Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Varshavë të Polonisë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Me këtë rast, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka falënderuar Poloninë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.

“Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Gërvalla.

Ajo vëri në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb.

Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës (KiE) dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Me një ceremoni zyrtare, në hapjen e konsullatës, kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, ministrja Moscicki-Dendys, si dhe anëtarët e Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, ambasadorët e akredituar në Poloni, përfshirë Nuncin Apostolik (Vatikani) shteteve të Quintit dhe shteteve tjera nga Evropa dhe rajoni.

Ambasadori Drilon S. Gashi në këtë ceremoni i uroi mirëseardhje të ftuarve dhe e përshkroi Poloninë si “mik të mirë në kohë të vështira.”

Nga ana tjetër, nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, ministrja Moscicki-Dendys, përgëzoi Kosovën për ceremoninë dhe shprehu vullnetin e përkushtimin e Polonisë për t’i intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.

Ajo tutje tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës.

Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj të qartë perëndimor, “duke ofruar mbështetjen polake në shumë fusha e sidomos në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE”.

Në ceremoni morën pjesë edhe profesionistë, profesorë, gazetarë, udhëheqës dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-polak dhe të Kosovës në Poloni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika