Kosova informon disa vende me notë verbale për zhvillimet në dialog

Kosova ka nisur një komunikim diplomatik me disa vende të tjera duke i dërguar notë verbale, duke i informuar ato mbi zhvillimet e fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë

Flamuri i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka bërë të ditur se ka nisur notë verbale disa vendeve lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Megjithatë, ministria në konfirmimin për REL-in nuk ka dhënë më shumë hollësi për përmbajtjen e letrës, duke thënë se nuk mund ta komentojë.

Nota verbale nënkupton komunikim diplomatik mes dy qeverive përmes përfaqësuesve diplomatikë të njëra-tjetrës.

Dialogu i fundit mes Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar më 14 shtator dhe ka përfunduar pa u arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kritika ndaj ndërmjetësuesit të dialogut, Mirosllav Lajçak, dhe ka paralajmëruar takime me faktorët ndërkombëtarë që kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të zbatojnë të gjitha detyrimet dhe angazhimet e tyre në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova duhet të fillojë procesin për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori Hovenier ka shprehur shpresën se kryeministri Kurti do të punojë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim strategjik.

Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar për pasoja dhe ka theksuar se SHBA-ja është e përkushtuar ndaj përparimit të Kosovës, por duhet të respektohen detyrimet dhe interesat e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika