Ekonomisti, Besnik Avdiaj ka deklaruar se thënë se vendi ynë, Kosova ka një ekonomi e cila është e bazuar me tregun e lirë edhe me Kushtetutës. Ai theksoi se “grushti i hekurt” i institucioneve duhet të jetë minimal derisa nuk i cënon asnjërën palë.
Avdiaj në “Debat Analizë” tha se ekonomia e Kosovës duhet ta ketë rolin kyç në rregullimin esencial të çmimeve përmes “mashave” apo ofertave në nivel vendi në produktet, industritë dhe sektoret e caktuara.
“ Kosova ka ekonomi të bazuar në tregun e lirë dhe me kushtetutë. Grushti i hekurt I institucioneve dhe shtetit në rregullimin ekonomik duhet të jetë minimal derisa nuk e cënon njërën apo tjetrën palë. Vendimet qeveritare ku vazhdimisht janë marrë vendime që e kanë përkrahë një pale, konsumatorëve, familjet e cënueshme, ekonomitë me skema sociale. Anën tjetër I ka ra shkelm bizneseve. Përcaktimi I çmimeve tavan nuk I bjen tamon secilit biznes. Është ndërhyrje drastike dhe e vrazhdë në rregullimin ekonomik. Ekonomia e Kosovës duhet të i rregullojë vet çmimet, duhet me I rregullu me masha dhe me oferta e kërkesën në nivel vendi për produkte, industri dhe sector të caktuar. Vazhdimisht kërkesa për blerje e përcakton edhe çmimin. Kërkesa bie automatikisht kur rriten çmimet drastike dhe paarsyeshme”, tha Avdiaj.
Ekonomisti, Besnik Avdiaj tha se inflacioni si fenomen ekonomik është ” i shëndetshëm” për ekonominë vetëm atëherë kur mbahet brenda parametrave të kontrolluar, qoftë 2-3% të vlerës aktuale.
Ai shtoi se përshkallëzimi i inflacionit sikur ka ndodhur këto vitet e fundit në Kosovë krijon “kaos” tek personat që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e saj, e që i bie ” se bjen fuqia blerëse e produkteve”.