Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar duke thënë se shtetit i Kosovës shumë nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçin.
“Kosova ka nevojë për Hashim Thaçin, përsëri në krye”, ka shkruar Grenell në rrjetin tij social Twitter.
Kosovo needs @HashimThaciRKS back in charge. pic.twitter.com/y20IYNxyAM
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 28, 2023
Ndërsa ish-Presidenti Hashim Thaçi, është duke u përballë me drejtësinë në Gjykatën Speciale nën dyshimet se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Kujtomë se Thaçi ka qenë një nga njerëzit kryesor që ka themeluar Gjykatën Special, pasi ai ka thënë se beson në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe gjatë fillimit procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Thaçi ka thënë se Bota e ka kuptuar se UÇK-ja nuk ka kryer trafikim të Organeve siç ka pretenduar raporti i Dick Marty-it.
“Bota e kuptoi se s’kishte trafikim organesh dhe shtëpia e verdhë s’ka ekzistuar kurrë. Hoqëm renë e zezë. Ne sot jemi shfajësuar nga këto akuza”, ka deklaruar Thaçi.
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, ka thënë Hashim Thaçi në fjalën e tij 10 minutëshe para trupit gjykues në Gjykatën Speciale.