Ylli Hoxha, analist ka deklaruar se nga statistikat e publikuara në pulsin publik nga UNDP tregohet se “Kosova është vend i varfër” dhe poashtu ka edhe njerëz të varfër”, e ky është një “problem” që e shkakton klimën e “migrimit” të popullsisë në vendet e tjera.
Hoxha në “Debat Analizë” u shpreh se vendi ynë po shpërndan shuma buxhetore bukur të “madhe” edhe pse e ka të ngarkuara kategoritë.
Ai shtoi se pensionet e pleqërisë duhet trajtuar sikurse vendet e tjera me fonde të veçanta e jo në kategori për skema sociale të vendit.
“ Kosova është vend i varfër. Por ka edhe njerëz të varfër. Por edhe ata statistikisht nuk kualifikohen të varfër, janë bukur të varfër. Ky është problem tejet i madh, i cili krijon klimën e shpërnguljes, migrimit që po e përjetojmë me vite. Kosova ndan shumë buxhetore te skemat sociale, bukur të madhe. Por disa prej tyre janë hendikepe të së kaluarës, njëra prej tyre janë pensionet e pleqërisë. Element thelbësore që e ngarkon familjen është mungesa e sigurimeve shëndetësore +24 vite. Krijon shpenzime në shëndetësi, për medikamente e trajtime. Me pas fatin e keq, probleme me zemër e kancer duhet shpenzime hala më shumë”, tha Hoxha.