Çështja e liberalizimi të vizave për Kosovën, për herë të parë u bë pjesë e diskutimit e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Takimi i ekspertët i këtij institucioni të rëndësishëm të BE-së, ishte tërësisht i mbyllur për publikun.
Ekspertët nuk kanë kompetenca për marrje të ndonjë vendimi, mirëpo rekomandimet e tyre kanë një rol të rëndësishëm në veprimet pasuese të organeve të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë, krejt këto zhvillime po shihen si pozitive.
“Pres që sot të jepet një dritë jeshile, me lëvizë përpara me procedurat për implementimin e vendimit të sotem që pritet të jetë pozitiv për Kosovën, deri në publikimin në gazetën zyrtare vendimit për liberalizim të vizave, mirëpo duhet të kemi një optimizëm të matur për aryeje se kemi pesë shtete mos njohëse që për arsyeje të ndryshme mund të nxjerrrin ndonjë problem në këtë drejtim, sepse tash duhet të kemi një proces të diskutimit me secilin shtet veç e veç”, ka thënë Ibrahim Gashi, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Edhe pse në vitin 2018, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, vendi ende vazhdon të mbes shteti i vetëm në kontinentin e vjetër që i duhet një vizë për të udhëtuar.
E kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë, që besimi i kosovarëve në Bashkimin Evropian, të bie dukshëm.
Mirëpo, sipas ish-zëvendës ministrit të jashtëm Besnik Hoti, kjo situatë do të ndryshojë shumë shpejtë.
“Besoj se është çështje ditësh që më në fund, pas 10 viteve dialog dhe 4 viteve të dorëzimit të kritereve për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian do të merr një vendim pozitiv për liberalizim për Kosovën. Nëse BE dëshiron të forcojë kredibilitetin e tij, në këtë kohë të zhvillimeve ndërkombëtare, duhet të bëj një gjë të tillë”, ka theksuar Besnik Hoti, Ish-Zëvendësministër i Jashtëm
Por, në në takimin e së enjtes, sipas Radio Evropa e Lirë, Kosovës i është kushtëzuar liberalizimi i vizave.
“Është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës”, raporton REL.
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.
Përmes këtij sistemi për autorizim të udhëtimit do të mblidhen dhe do të përditësohen informacionet e nevojshme për të vërtetuar se një person nuk përbën kërcënim për sigurinë.