Kosova mbetet e 107-ta në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria bie për dy vende

Shtëpia botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin prill

Kosova ka mbetur në pozitën e 107 në përditësimin e ri të ranglistës së FIFA-s, të publikuar të enjten.

Kosova nuk ka lëvizur në pozitë nga hera e kaluar.

Në pozitën e 107-të është me 1186 pikë.

Kosova i nisi kualifikimet për “Euro 2024” me dy barazime, atë kundër Izraelit në Tel-Aviv dhe Andorrës në Prishtinë.

Të dyja ndeshjet e luajtura në mars përfunduan me rezultatin e njëjtë, 1:1.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë në pozitën e 68-të, kurse dy pozitat e para janë “zënë” nga fituesja e Kupës së Botës Argjentina dhe finalistja Franca.

Top 10-shen e kompletojnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika