“Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut”, thotë Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një deklaratë sot duke konfirmuar se Kosova mbetet një palë konstruktive dhe aktive në procesin e dialogut me Serbinë, drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke. Ai ka theksuar këtë qëndrim gjatë qëndrimit të tij në Berlin, ku ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova mbetet palë konstruktive e aktive në procesin e dialogut, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

Gjatë qëndrimit në Berlin, në margjina të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryeministri Kurti u takua me sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi dhe kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.

Në takim me sekretaren Lasi u diskutua mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë.

Kurti dhe Lasi thanë se vetëm të bashkuar mund t’iu bëhet ballë tentativave për devijime ekstreme të politikave, veçanërisht rrezikut që paraqet ekstremi i djathtë, në një kohë kur po afrohen proceset zgjedhore në shumë vende.

Ndërsa me kryetarin e SPD-së Klingbeil, kryeministri Kurti bisedoi rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e dialogut.

Kurti tha se rajoni përket brenda Bashkimit Evropian dhe se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e aspiratës së saj për anëtarësim në BE, ku dhe e ka bërë hapin e parë duke aplikuar për anëtarësim.

Në lidhje me dialogun, ai theksoi se Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

Gjatë ditës kryeministri Kurti ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz. Agjenda e kryeministrit Kurti në Berlin do të vijojë me takimet me mërgatën kosovare në Gjermani./ KP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika