Kosova me dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore në boks U-18

Kosova me dy medalje të bronzëta nga Kupa Botërore në Boks për të rinjë U18 "Adriatic Pearl" Budva 13-20 Mars 2023

Liberta Haxholli (75 kg) dhe Donat Syla (92 kg) kanë fituar medalje të bronzta, gjegjësisht vendin e tretë në Kupën Botërore në boks ‘Adriatic Pearl’ në Budva, ku pjesëmarrës në këtë kampion ishin 23 shtete.

Drejtësinë në këtë turne botëror e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksieret dhe boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni).

“Boksierët duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për këtë kampionat evropian”, kanë theksuar ata.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika