Përfaqësuesja e Kosovës U16 në hendboll ka humbur ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Ekipi i hendbollit “Dardania” është mposhtur me rezultatin 20:8 nga Spanja. Ndërsa, dy humbjet të tjera “Dardania” i ka pësuar nga Mali i Zi dhe Rumania.
Duke u bazuar në këtë rezultat, Kosova gjendet në pozitën e fundit të grupit A, në këtë grup prin Mali i Zi, në pozitën e dytë Rumania dhe në pozitën e tretë Spanja.
Prandaj, ekipi “Dardania” do të luajë vetëm për plasman përfundimtar.