Kosova merr mbështetje për vizat nga Austria dhe Sllovenia

Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka bërë të ditur se janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë ai e deklaroi të hënën në Luksemburg, në një takim me përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të BE-së

Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka njoftuar se shteti austriak është pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka thënë ai, të hënën në Luksemburg në një takim me përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por duhet të dërgojmë sinjale të qarta. Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol, por edhe në Republikën Srpska e tutje”, ka thënë Schallenberg, shkruan EO.

Lejimin për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës, pos Austrisë e ka kërkuar edhe Sllovenia.

Ndryshe, ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), që t’i mbajë premtimet, dhe Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Roth në një postim në rrjetin social Twitter,  ka shkruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen anash, pasi Rusia është duke destabilizuar këtë rajon.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lënë pas. Rusia është, gjithashtu, duke destabilizuar në këtë rajon. BE-ja më në fund duhet të mbajë premtimet e saj. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”, shkruan ish-ministri gjerman për Evropën.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ishte vendim i lehtë për Bashkimin Evropian (BE), pasi sipas saj, nuk ka asnjë pengesë dhe asnjë arsye që vendimin e tyre ta zvarritin.

Vjosa Osmani në intervistë për RTV Dukagjinin

“Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të duhej të ishte vendim shumë i lehtë për BE-në, nuk ka asnjë pengesë. Kosova nuk prodhon mërgim ilegal, krimi dhe korrupsioni luftohen në një nivel që është duke u njohur nga raportet ndërkombëtare, prandaj meqenëse këto shtete në aspektin bilateral po e inkurajojnë Kosovën të vazhdojë me reforma të tilla, nuk ka nevojë për zvarritje”, ka deklaruar Osmani në intervistë për RTV Dukagjinin.

Sipas saj, është momentum shumë i rëndësishëm pasi më 23 qershor në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel, do të jepet një mesazh gjeopolitik në raport me Ukrainën dhe shtetet e tjera, dhe se sipas saj, do të jepet edhe një mesazh i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Evropës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika