Kosova merr mbështetjen e Finlandës për anëtarësim në KiE

Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së punëve të Jashtme të Finlandës, Johnna Sumuvuori ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ku ka thënë se sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në KiE, Finlanda e përkrah plotësisht Kosovën në rrugën e saj evropiane

Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johnna Sumuvuori, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti.

Sumuvuori ka thënë se sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në KiE, Finlanda e përkrah plotësisht Kosovën në rrugën e saj evropiane.

”Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrah plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar sekretarja e shtetit të Finlandës.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më 12 maj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar fizikisht aplikimin në këtë institucion.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Për t’u anëtarësuar, Kosovës i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Shpresat për pranim janë shtuar pas largimit të Rusisë nga ky mekanizëm.

Për këtë rrugëtim, Kosova ka marrë mbështetjen edhe të tri shteteve të fuqishme, SHBA-ve Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, por jo edhe të Francës, e cila është shprehur skeptike.

Gjermania në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika