Të hënën e 19 dhjetorit, Kosova ka mirëpritur edhe një gazetare nga Ukraina.
Olga Lisnycha është gazetarja e radhës ukrainase që i bashkohet grupit të gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend, në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’”, thuhet në njoftim.
Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Nga AGK-ja kanë thënë se gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti kanë përfituar pagë mujore.
“Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë”.
Ndërkaq, më 17 prill, Kosova ka strehuar gazetaren e parë nga Ukraina.
Gazetarja e parë ukrainase që kishte arritur në Kosovë, Lyudmila Makey, ishte pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.