Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. 

Që nga minuta e parë ‘Dardanët’ ushtruan trysni ndaj vendasve të cilët po mbyllnin mirë hapësirat në fazën defanzive. 

Në minutën e dytë Albion Rrahmani bëri një pasim të mençur brenda zonës por i cili u bllokua nga mbrojtja kundërshtare. 

Rastin e parë për gol Kosova e pati në minutën e 12-të me anë të Milot Rashicës por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë. 

Pas disa përpjekjeve për të gjetur golin, të besuarit e Franco Fodës më në fund e gjetën atë në minutën e 20-të. 

Autor i këtij goli ishte Edon Zhegrova i cili dëshmoi se është një lojtar i nivelit botëror duke realizuar për 1-0 pas asistimit të Florent Muslijës. 

Ndonëse në një pozicion dukshëm të thellë në pozitë jashtë loje, vendasit ia dolën të shënojnë për rezultatin 1-1, por VAR-i më pas e anuloi atë. 

Në pjesën e dytë, Kosova e ka gjetur edhe golin e dytë në takimin ndaj Lituanisë. 

Zhvillohej minuta e 65-të, ku pas një kombinimi të mrekullueshëm mes treshes Zhegrova, Rashica dhe Krasniqi, ky i fundit arriti që të shënojë një super gol për të dyfishuar epërsinë e Kosovës (2-0). 

Në minutën e 75-të, Kosova ka mundur ta rris epërsinë, por gjuajtja e bukur e Albion Rrahmanit shkoi ngjitur me shtyllën. 

Ndeshja u hap në minutën e 84-të, kur një gabim i Amir Saipit në dalje, bëri që Kosova të pranojë gol, me Paulius Golubicka që shënoi për 2-1 

Pas kësaj fitoreje, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë, aq sa ka edhe Rumania, që sonte luan ndaj Qipros si mysafir. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika