Kosova ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi

Pamje nga mbledhja e 103-të e Qeverisë së Kosovës, 28.10.2022

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi, që ka ndodhur muaj më parë.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare, ku u tha se shërbimet ndaj këtyre kategorive do të ndahen në parësore, dytësore dhe tretësore, shkruan KP.

Krahas kësaj, qeveria miratoi Projektligjin për falimentim dhe themeloi Këshillin për zhvillim të industrisë.

Po ashtu, i dhanë dritë të gjelbër vendimit për shpronësim të disa pronave në Prizren dhe Shtërpcë.

Po ashtu, gjatë mbledhjes, Qeveria miratoi edhe tri nisma për lidhje të marrëveshjeve me Suedinë.

Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër Ministrisë së Drejtësisë që të nisë diskutimet për marrëveshjen për ekstradim me Suedinë, për transferim të personave të dënuar në mes të dy vendeve dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike për çështjet penale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika