Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ është hedhur të dielën e nëntë tetorit në Frankfurt të Gjermanisë. Në këtë short përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tanimë kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve.
Shqipëria ka mësuar fillimisht Grupin, pasi ndodhej në vazon e tretë dhe është vendosur në Grupin E.
Përfaqësuesja e Shqipërisë është në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Ndërkaq, Kosova është në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra përfaqësuese.
Sa i përket Zvicrës, ajo është në krye të grupit nga vazo e parë, derisa Dardanët do të ndeshen edhe me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.
Në grupin A të Kampionatit Evropian “Euro 24” bëjnë pjesë Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro.
Në grupin B bëjnë pjesë Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltar.
Në grupin C bëjnë pjesë Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Malta.
Në grupin D bëjnë pjesë Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia.
Në grupin E bëjnë pjesë Polonia, Republika Çeke, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia.
Në grupin F bëjnë pjesë Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhan, Estonia.
Sa i përket grupit G, pjesëmarrës në këtë grup janë Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Lituania.
Në grupin H bëjnë pjesë Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e Veriut, Litenshtajni.
Në grupi I bëjnë pjesë Zvicra, Izrael, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andora.
Ndërsa, në grupin J bëjnë pjesë Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Kazakistani, Sllovakia, San Marino.