Kosova synon thellimin e marrëdhënieve me shtetet arabe

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti në hapjen e konferencës ndërkombëtare arabo-evropiane ka thënë se Kosova është e interesuar t’i thellojë dhe zgjerojë marrëdhëniet që ka me shtetet arabe

Konferenca ndërkombëtare arabo-evropiane ”Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti në hapjen e konferencës ndërkombëtare arabo-evropiane ”Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”, ka thënë se Kosova është e interesuar t’i thellojë dhe zgjerojë marrëdhëniet që ka me shtetet arabe.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se nën organizimin e Akademisë Diplomatike të MPJD-së, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, ka nisur të shtunën, në Prishtinë ”Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane: Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”.

konferenca ndërkombëtare arabo-evropiane ”Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”

Ahmeti është zotuar se Qeveria do ta përkrahë dhe ndihmojë secilin projekt apo bashkëpunim që krijohet mes shteteve arabe dhe Kosovës, në fushat që konferenca synon të arrijë bashkëpunime.

”Kam kuptuar edhe nga përbërja e delegacionit të Unionit Arab se ka jashtëzakonisht shumë mundësi të lidhjes së kontakteve afatgjate dhe të cilat mund të jenë produktive në të ardhmen e vendit tonë dhe Unionit Arab. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendet arabe dhe jemi të interesuar t’i thellojmë dhe zgjerojmë ato edhe me tutje. Zotohem se nga Ministria jonë do ta keni ndihmën dhe mbështetjen e plotë”, është shprehur Ahmeti, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës

Kurse, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar që në fushën e mjedisit të vendosë mekanizma të qartë duke trajtuar me prioritet çështjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Drejtori i Akademisë Diplomatike, Beqir Ismaili, ka thënë se ndryshimi i klimës është tashmë një realitet i pamohueshëm dhe se faktor për këtë ndryshim është edhe zhvillimi i teknologjisë.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Unionit Arab për Zhvillim dhe Mjedis, Ashraf Abdel Aziz, ka thënë se ndryshimet klimatike janë të rëndësishme për të gjitha shtetet dhe duhen trajtuar me prioritet.

Konferenca do të zhvillojë punimet edhe gjatë të dielës, më 8 maj. Këto panele me ekspertë të fushave të ndryshime do të diskutojnë mundësitë e përmirësimit të qasjes së shteteve ndaj ndryshimeve klimatike.

Konferenca ndërkombëtare arabo-evropiane ”Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika