Kosova ngjitet për një pozitë në renditjen e FIFA

Kosova është ngritur për një pozitë në renditjen e FIFA-s duke dal kështu në vendin e 106-të, që është njëkohësisht edhe renditja më e lartë ndonjëherë për dardanët.

Kosova në rënditjen të FIFA-së

Skuadra e udhëhequr nga Alain Giresse tashmë ka 1183.9 pikë.

Në muajin qershor, pra në ndeshjet që janë marrë bazë për renditjen e re – Kosova zhvilloi katër ndeshje në kuadër të Nations League.

Kombëtarja fitoi dy herë kundër Qipros dhe Irlandës së Veriut, e humbi dy ndeshje përballë Greqisë duke humbur kështu edhe shpresën që të ngjiten në Ligën B.

Federata e Futbollit të Kosovës

Dardanët rikthehen në aksion në shtator për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Komebeve.

Ndërkohë, Shqipëria nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të. “Kuqezinjtë” megjithatë kanë humbur 10 pikë në renditje.

Brazili vazhdon të jetë kombëtarja numër një, e podiumin e mbyllin Belgjika dhe Argjentina.

Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia e Danimarka mbyllin ‘top 10’.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika