Kosova nis aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një mbledhje elektronike kanë miratuar në parim nismën për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”

Kosova ka nisur aplikimin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kjo nismë pritet që të fillojë sot (të enjten).

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se kanë miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”.

Ky vendim i miratuar të enjten, sipas Qeverisë së Kosovës e obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim Nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”. Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë, që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Një aplikim i tillë është paralajmëruar edhe më herët, që Kosova do ta shfrytëzojë këtë mundësi në muajin maj të këtij viti.

Javë më parë Kosova kishte marrë mbështetjen për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës edhe nga anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham.

“Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë”, kishte shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, lidhur me një aplikim të mundshëm të Kosovës për anëtarësim në KE, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte shprehur optimiste. Ajo kishte thënë se Kosova është duke u përgatitur për një gjë të tillë.

Paralajmërimin për aplikimin e Kosovës në KE e kishte bërë edhe Gazetari Michael Martens, i cili të premten e 22 prillit kishte deklaruar se Kosova ‘shumë shpejt’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës (KE).

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më pesë maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike.

Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika