Kosova nis procedurat për hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti/ Mbledhje e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës së prodhimit të municio0nit dhe laboratorët për dizajnimin dhe zhvillimin e fluturakëve pa pilotë.

Kurti ka thënë se mbrojtja edhe forcimi i Ushtrisë së Kosovës ka qenë prioritet i qeverisë.

“Do të themelojmë Komisionin Ndërministror për  qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakëve pa pilotë në Republikën e Kosovës. Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Maqedonci për ndërtimin e fabrikës së municioneve: Jemi në koordinim të ngushtë me partnerët

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se për këtë projekt janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe se Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka asistuar me një “raport fizibiliteti”.

“Sot, kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar vendimin për formimin e një Komisioni I cili do të vë bazamentin e industries ushatarake për herë të pare në vendin tonë. Po fillojmë me epokën e re për kompletimin dhe mbylljen esistemit të infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë. Duke tentuar që të krijojmë qëndrueshmëri në aspektin e prodhimit dhe furnizimit me sisteme të armatimit. Ky komision do të negociojë rreth hapjes së një fabrike të municioneve, e cila do të jetë fabrika e pare e llojit të tillë. Kemi zhvilluar në vazhdimësi komunikim,. Dhe jemi kordinuar me partnerë. Dhe këtë rast dhe kemi pranuar raport fizibiliteti me prodhues shtetëror nga ministria e Mbrojtjes së Turqisë., tha Maqedonci.

Ai tha se tani më shumë se kurrë – shkaku i konflikteve në botë – proceset e tilla janë të nevojshme dhe kështu Kosova do të mund t’u ndihmojë edhe aleateve të saj me rezervat e prodhuara në vend.

“Ne po garantojmë qëndrueshmëri jo vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por po mundësojmë që mbështetjen për partnerët ta bëjmë nga vendi ynë në aspektin e municioneve”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se municionet e prodhuara se do të jenë sipas standardeve të NATO-s.

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2025 është paraparë të jetë 207.8 milionë euro, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Sot në Kosovë shënohet Dita e Forcës, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika