Kosova njofton QUINT-in për bllokimin e kosovarëve në kufijtë e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se qytetarët që janë ndaluar në kufi me Kroaci, janë ndaluar edhe në kufi me Hungarinë. MPJD ka njoftuar se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të autobusëve, derisa disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se qytetarët e Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë dhe tek vendkalimi kufitar te Dheu i Bardhë, të njëjtit nuk po lejohen as të lëvizin përpara e as të kthehen pas.

“Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas”, ka njoftuar MPJD.

Në njoftim thuhet se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të autobusëve, derisa disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

“Pas veprimeve arbitrare të Serbisë, institucionet tona, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate dhe presim që kjo situatë të përfundojë shpejtë”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje në njoftimin e MPJD-së bëhet e ditur se “ky veprim hakmarrës” nga presidenti serb duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare.

Më herët, MPJD u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci se nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë me mbi 300 qytetarë të Kosovës.

Kjo sipas tij për shkak se mbrëmë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Lexo më shumëSerbia bllokon disa autobusë kosovarë në kufi me Kroacinë

Ai ka thënë se është duke pritur që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci në lidhje me këto zhvillime.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Kujtojmë që shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë ditës së djeshme e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lexo më shumë: Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nga 171 deputetë të pranishëm, për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika