“Kosova pa helikopter”- KFOR-i intervenon për të shuar zjarret

Ditëve të fundit është kërkuar disa herë intervenimi i KFOR-it, për shuarjen e zjarrit. Vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar në këto vatra të përfshira nga zjarret. Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë. Kjo po konsiderohet si domosdoshmëri nga njohës të çështjeve të emergjencave civile. Edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent deklarojnë se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë

Ditëve të fundit është kërkuar disa herë intervenimi i KFOR-it, për shuarjen e zjarrit. Vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar në këto vatra të përfshira nga zjarret. Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë. Kjo po konsiderohet si domosdoshmëri nga njohës të çështjeve të emergjencave civile. Edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent deklarojnë se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.

Në një përgjigje për KosovaPress është bërë e ditur se furnizimi me helikopterë ka qenë i paraparë për tri ministri, por ka mbetur draft-projekt për shkak të impaktit financuar.

Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti thotë se ditëve të fundit ka qenë e vështirë të intervenohet në zona malore për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Ai e konsideron të domosdoshme nevojën që Kosova të ketë kapacitete të tilla ajrore.

Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore, marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj deklaron se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se para disa viteve është filluar një nismë për sigurimin e tre helikopterëve.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pati deklaruar për KosovaPress, se faza e paraparë për furnizim e plotësim me kapacitete ajrore është faza e tretë nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Kosova nuk ka kompetencë dhe nuk është përgjegjëse për hapësirën e saj ajrore. Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe ligjeve aktuale, misioni i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika