Kosova pa kryeprokuror të shtetit, shoqëria civile i kërkon KPK-së hapjen e konkursit

Tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar Këshillit Prokurorial të Kosovës konkurs të ri për kryeprokuror të shtetit. Kur janë bërë gati 2 vite që kjo pozitë mbetet me Ushtrues Detyre, IKD, INPO dhe FOL, kanë kërkuar që pas refuzimit të presidentes për Blerim Isufajn, të mos pritet më për të nisur procedurat nga zero

Një ndër pozitat kryesore në sistemin e drejtësisë, për gati dy vjet është me ushtrues detyre.

Që prej mosdekretimit të kandidatit Blerim Isufaj nga ana e presidentes Vjosa Osmani për kryeprokuror të shtetit, Këshilli Prokurorial nuk ka hapur konkurs të ri.

E tëra që kishte bërë Këshilli, kishte qenë ridërgimi i emrit të njëjtë te presidentja, pavarësisht refuzimit fillestar.

Eranda Zekaj – IKD ka thënë se “Sipas nesh, kjo mënyrë e veprimit të KPK-së mund të paraqitet si një mungesë e vullnetit të tyre për të zhvilluar një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit. Andaj, çfarë ne kemi kërkuar është që ajo të shpallë konkursin e ri për kryeprokuror të shtetit dhe të sigurojë një proces meritor dhe transparent në mënyrë që emri i kryeprokurorit të ri të shtetit të dalë nga një proces me integritet të pakontestuar”.

INPO, IKD e Fol, të hënën iu drejtuan KPK-së me një letër, ku i kërkuan hapjen e konkursit të ri.

Lorenta Alija – INPO ka theksuar se “Nëse deri më 17 tetor të vitit 2023, Këshilli Prokurorial nuk ka qenë përgjegjës sa i përket vonesave të shkaktuara për shkak të mosdekretimit të kryeprokurorit të shtetit, që nga ajo datë e tutje i vetmi përgjegjës sa i përket kësaj çështjeje është Këshilli Prokurorial”.

E vazhdimësia e funksionimit me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit, Eranda Zekaj nga IKD, tregon se shkakton shumë probleme.

Presidentja Vjosa Osmani, në tetor të vitit të kaluar, vendosi që përfundimisht të mos e dekretojë Blerim Isufajn, kandidatin e propozuar nga KPK për kryeprokuror të shtetit.

Për këtë pozitë, ajo ka theksuar se duhet të zhvillohet një proces tërësisht i ri, duke marrë parasysh edhe vërejtjet që i kishte adresuar shoqëria civile për procesin.

Televizioni për kërkesën e këtyre organizatave ka tentuar të marrë një përgjigje nga KPK, që nga fundi i janarit ka një kryesues të ri, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigjet gjatë ditës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika