Kosova për herë të parë pjesë e konferencës së shteteve të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur në Holandë

"Sot kishim kënaqësinë që për herë të parë të jemi përfaqësues të Republikës së Kosovës si shtet anëtar, në konferencën e shteteve të KNPZh në Mbretërinë e Holandës", thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, ka bërë të ditur se sot për herë të parë Kosova ka marrë pjesë në takimin e mbajtur në Konferencën e Shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Mbretërinë e Holandës.

Ai ka marrë pjesë së bashku në këtë takim me kryesuesin e Komisionit Qeveritar, Andin Hoti dhe diplomatin, Arif Kaçandolli.

“Ne tre për në takimin e katërt të Konferencës së Shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP). Përpjekjet disavjeçare të kurorëzuara më 19 korrik 2023”, ka shkruar Gara në Facebook.

Ndryshe, më 19 korrik, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dorëzuar instrumentet e aderimit të Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (International Commission on Missing Persons) me seli në Hagë, gjë e cila shënon hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

“Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës për dorëzimin e instrumenteve për aderimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, Ahmeti, falënderoi Drejtorin e Divizionit të Traktateve, z. Jules van Eijndhoven për rolin konstruktiv të Qeverisë së Mbretërisë së Holandës, si shtet depozitar për konventën mbi themelimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Kosova bëhet anëtare e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP)

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika