Kosova përgëzohet nga Ambasada amerikane për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte deklaruar një ditë pas mbledhjes së Qeverisë, duke konfirmuar vendimin e marrë për sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë përgëzuar Kosovën për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasada amerikane në Prishtinë ka falënderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën, duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

 

Në mbledhjen e fundit të saj, Qeveria e Kosovës kishte miratuar vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë, duke përfshirë edhe pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve.

Një ditë pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti: Vendosëm sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika