Kosova nënshkruan me KE-në marrëveshjen për programin me vlerë 7 miliardë euro

Të mërkurën e 13 dhjetorit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare në vlerë prej shtatë miliardë eurosh

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka nënshkruar Marrëveshjen kornizë të Programit të Evropës Digjitale. Nga ana e Komisioni Evropian, marrëveshja është nënshkruar nga Roberto Viola, komisioner për komunikim, rrjete, përmbajtje dhe teknologji.

Sipas njoftimit të Ministrisë Marrëveshja kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës ia mundëson Kosovës pjesëmarrjen në Programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”.

Ky Program thuhet se ka vlerën 7 miliardë euro dhe synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Ky program është i ri i krijuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim që të bëhet i mundur transformimi digjital, rritja e përdorimit të teknologjive digjitale për bizneset dhe qytetarët me çka do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftim.

Përmes pjesëmarrjes së Kosovës në këtë program thuhet se do të forcohet dhe zhvillohet më tej bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës e po ashtu zbatimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në përputhje me legjislacionin përkatës, pas miratimit në Qeveri dhe Kuvend të Republikës së Kosovës.

“Bizneset, administrata publike si dhe OJQ-të nga vendet nënshkruese të kësaj marrëveshje do të kenë mundësi të aplikojnë në projekte që ndërlidhen me fusha specifike si intelegjenca artificiale dhe aftësi të avancuara digjitale. Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha: Resurset kompjuterike me performancë të lartë, Inteligjenca artificiale (IA), Shkathtësitë e avancuara digjitale, si dhe Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika