“Kosova po dështon derisa bota shënon 16 ditë kundër dhunës në baza gjinore”, thotë ish-presidentja Jahjaga

Jahjaga ka bërë një lidhje midis rritjes së dhunës dhe rrënjëve të thella të patriarkatit në vend, duke e cilësuar vrasjen e Liridona Ademajt si një dëshmi të qartë për këtë problem. Ajo ka kërkuar drejtësi për kryerësit e këtij krimi dhe ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se derisa bota është duke shënuar fushatën “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore” me aktivitete të ndryshme, Kosova është duke dështuar.

“Bota është mobilizuar duke shënuar 16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore me aktivitete të ndryshme që të arrijmë vetëdijësimin për parandalimin e dhunës. Ndërsa në Kosovë, po gjatë këtij 16 ditëshi, ne po dështojmë, çdo vit e më shumë, çdo vit e më keq”, ka thënë Jahjaga.

Tutje ajo ka theksuar se vrasja e Liridona Ademajt, “në mënyrë kaq brutale e të pamëshirshme është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave në vend”.

“Të jetë humbja e Liridonës rasti i fundit. E kryerësit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar sa ma shpejtë!”

Ndërsa, ajo thotë se Policia e Kosovës duhet duartrokitur për reagimin dhe zbardhjen e shpejtë të rastit.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjën e Liridonës! Ngushëllime dy engjujve të cilëve, jeta u mori një kthesë të rëndë, kaq padrejtësisht”, ka përfunduar Jahjaga.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika