Kosova pranon edhe 146 refugjatë afganë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të enjten e 4 gushtit, në Kosovë kanë arritur edhe 146 afganë të tjerë

Disa qytetarë afganë në Kosovë

Mbi 100 qytetarë afganë, të enjten e katër korrikut kanë arritur në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë mbaruar dhe ata janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake.

“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i këtij dikasteri ka thënë se në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Kosovës, “jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, t’iu mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”.

Ndryshe, më pesë nëntor, Ambasada e ShBA-së kishte bërë të ditur se rreth 100 afganë që ishin strehuar në Kosovë ishin nisur drejt ShBA-së.

Ndërkaq, më 16 shtator, mbi 100 afganë ishin larguar nga Kosova drejt Britanisë së Madhe.

Më pas, edhe 51 të tjerë ishin larguar nga Kosova më 19 shtator.

Ndërsa, më 29 gusht të vitit 2021, kishte arritur grupi i parë i afganëve në Kosovë, ku raportohej se në atë avion gjendeshin 111 persona.

Afganët “e bllokuar” në Bondsteel

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika