Kosova pranon Raportin e Progresit, lëvizje pozitive në 10 fusha

Heqjen e masave ndaj Kosovës e ka kërkuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas pranimit të raportit të progresit nga Komisioni evropian. Në konferencën për media se bashku me ambasadorin e Be –se, u fol më gjerësisht për sfidat dhe progresin që ka shënuar Kosova

Vleresimin nëse Kosova ka berë progres në 38 fusha e ka pranuar qeveria e Kosovës sot nga Komisioni Evropian.

Ambasadori i ri i BE-së në vendin tonë, zyrtarisht raportin e dorëzoi në qeveri, e në konferencën që pasoi, pati edhe lëvdata për Kosovën, por ato shkuan për politikën e jashtme dhe karshi qëndrimet e për luftën në Ukrainë.

Megjithatë, Kosovës iu kërkua angazhim më i madh në zbatimin e marrëveshjeve për stabilizimin e marrëdhënieve me Serbinë.


“Kemi progres të kufizuar në fushat që do të ia mundësonin Kosovës që t’i bëj ballë presionit të konkurueshmërisë në BE, sa i përket krahut të punës, investimeve në sektorin privat dhe në arsim. Po ashtu, Kuvendi është ballafaquar me sfida në ekzekutimin e kompetencave të veta me procese komplekse siç është zgjerimi, të gjitha palët duhet t’i lënë mënjanë dallimet e vat në mënyrë që të zbatohen ligjet që lidhen agjendën e BE-së  nëse në të vërtetë kemi zotim të mirëfilltë në integrimin në BE”, ka deklaruar Aivo Orav – Ambasador i Be-së ne Kosovës.

Ndërkohë qe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se raporti ka theksuar shumë fusha ku Kosova ka shenuar përmirësim, duke përmendur luftimin kundër korrupsionit e rritjen ekonomike.

Tutje Bislimi foli edhe për masat ndaj Kosovës, të cilat i konsideroi të padrejta, e për të cilat ambasadori Orav tha se Kosova duhet të ndërmarr veprime për të bindur shtetet për heqjen e tyre.

Raporti i vitit 2025 tregon se Kosova nga 38 fusha, ka shënuar progres polizitiv në katër prej tyre e që janë funksionimi i tregut ekonomik, doganës, punësimit dhe politikave sociale si dhe në sigurinë ushqimore.

Pak progres vendi ka shënuar në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, luftimin e krimit të organizmuar, politikave të transportit.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika