Kosova pritet të vizitohet nga ministrja gjermane e Mbrojtjes

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila është duke e zhvilluar një vizitë në disa vende të Ballkanit, pritet ta vizitojë edhe Kosovën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, i udhëhequr nga ministrja Christine Lambrecht, e cila po realizon një vizitë zyrtare në disa vende të Ballkanit, pritet ta vizitojë edhe Kosovën.

Sipas mediave boshnjake, Lambrecht aktualisht është në një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës, ku pritet të zhvillojë një takim me ministrin e Mbrojtjes, Sifer Poxhiq.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht

Përveç kësaj, ajo do të realizojë edhe një takim tjetër me komandanin e Forcave Paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.

Sipas njoftimit, fokusi i këtyre takimeve do të jetë në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe ndikimin në Ballkanin Perëndimor.

Pas Bosnjës e Hercegovinës, Lambrecht pritet ta vizitojë edhe Serbinë e Sllovakinë.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën e katër majit, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se janë duke punuar për formimin e një ligji të ri, për rezerva ushtarake vullnetare, rreth hapjes së një konkursi të ri dhe blerjes së pajisjeve të reja ushtarake.

“Planifikojmë të hapim konkurs të ri, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura më planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi FMC, si është rasti për blerjet e dronit”, ka thënë ai.

Përmes këtij ligji, Mehaj tha se do të trajnohen rreth 20 mijë persona.

Mehaj: Po planifikojmë rekrutimin e rreth 20 mijë ushtarëve rezervë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika